0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja cili është dallimi mes gjalpit dhe margarinës

Më të lexuarat

Është kjo një pyetje që bëhet shumë shpesh. Të dyja përdorën për qëllime të njëjta. Por ndryshimet mes këtyre dy produkte, janë të shumta. Ato dallojnë për nga lloji i yndyrës që përmbajnë dhe mënyrës se si përpunohen. Gjalpi prodhohet nga produktet e bulmetit, zakonisht nga qumështi i lopës, por mund të bëhet edhe nga qumështi i deles, dhisë etj. Ndërsa margarina bëhet nga vajrat bimorë.

Gjithashtu ato dallojnë dhe nga përpunimi i tyre, gjalpi përpunohet më lehtë dhe mund të bëhet edhe në shtëpi, ndërsa margarina ka proces më të ndërlikuar, kalon në procesin e hidrogjenizimit dhe gjatë përpunimit humbë vlerat ushqyese. Për këtë arsye gjalpi është më i shëndetshëm!

Përfitimet që kemi nga gjalpi:
– Është i pasur me vitaminë A
– Përmban antioksidant
– Ka shumë vitaminë E dhe K
– Përmban materie qe luftojnë kancerin
– Është edhe burim i energjisë
– Na mbron nga disa infeksione

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit