14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ja çfarë thoshte për Islamin kryetari i kishës anglikane Isaac Taylor

Më të lexuarat

Kryetari i kishës Anglikane – ISAK TAJLOR për Islamin ka thënë:

”Feja Islame u përhap nga Maradeshi për në Xheva e nga Zanzibari gjer në Kinë gjithnjë në shpejtësi të madhe është përhapur e po përhapet kudo. Njerëzit po e shohin se Feja Islame po na paraqitet si më e mira përshkak të pastrimit të moralit të popujve të gjerë dhe për përparimin e qytetërimin e tyre të shëndosh. Në kohëra të hershme në Arabi kishte fise barbare që më parë adhuronin putat, ushqeheshin me mishin e njerëzve dhe i mbytnin e i varrosnin për së gjalli vajzat e tyre. Në vend të tyre ata tash vendosin shprehi të shëndosha si bie fjala: pastrimin (larjen trupore), vetënjohjen dhe kontrollimi i sjelljeve vetanake, pastaj dinjitetin dhe mirëpritjen. Mikëpritjen islame e nderojnë afërsisht si një kusht, apo detyrim fetar. Kështu me paraqitjen e Islamit n’ato vise filluan të zhduken pothu-ajse tërësisht ca shprehi të dëmshme njerëzore si: pijet alkoolike, bixhozi, falli etj. Shprehi që dëmtonin qenien e shoqërisë njerëzore, kurse femrën e lartëson feja islame ndër më të shkëlqyerat detyra, ndërsa lëmoshën e këshillimin me njeritjetrin dhe dashurinë vëllazërore i njeh ndër urdhërat e para.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit