8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si ta ruani shtëpinë nga shejtanët (xhinet)?

Më të lexuarat

Nuk ka kush prej nesh që nuk e do këtë begati të madhe,e cila është : Ruajtja e shtëpise nga hyrja e shejtanëve me të keqiat që bartin me vete,qofshin ato sprova,ngatërresa,ndytësira apo vesvese.
Vërtet shtëpia,të cilën e ruan Allahu s.w.t nga të ligat dhe vesveset e shejtanëve, është në një begati të madhe,lumturia i bën hije,urtësia e bën të qete,rehatia dhe knaqësia përqendrohen aty,dhe se një shtëpi, në të cilën melaiket nuk kanë vend ajo është shtëpi,në të cilën nuk pritet hajr…Allahu na ruajt nga kjo gjendje!
Si

ta ruani shtëpinë nga shejtanet(xhinet)?

Falenderimi i takon Allahut, i Cili ka krijuar cdo gjë dhe tek i Cili kthehet cdo gjë,ndërsa përshendetjet qofshin mbi më të mirën krijesë,zotëriun e njerzve dhe xhinve…

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë kush pos Allahut s.w.t dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Allahut,më pas:

Nuk ka kush prej nesh që nuk e do këtë begati të madhe,e cila është : Ruajtja e shtëpise nga hyrja e shejtanëve me të keqiat që bartin me vete,qofshin ato sprova,ngatërresa,ndytësira apo vesvese.

Vërtet shtëpia,të cilën e ruan Allahu s.w.t nga të ligat dhe vesveset e shejtanëve, është në një begati të madhe,lumturia i bën hije,urtësia e bën të qete,rehatia dhe knaqësia përqendrohen aty,dhe se një shtëpi, në të cilën melaiket nuk kanë vend ajo është shtëpi,në të cilën nuk pritet hajr…Allahu na ruajt nga kjo gjendje!

Në vijim vëlla fisnik dhe motër fisnike disa mjete,të cilat do t’iu ndihmojnë për t’i ruajtur shtëpite tuaja prej djajve:

1- Përkujtimi i Allahut s.w.t kur të hysh në shtëpi.

Nga Ebi Musa El Esh’ariu, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmetohet se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: “Kur të hyjë njeriu në shtëpinë e vet le të thote: O Allahu Im! Une të lus për hyrje dhe dalje të mirë! Me emrin e Allahut kemi hyrë,me emrin e Allahut po dalim,në Allahun mbështetemi,pastaj le t’iu jap selam familjes”( Transmeton Ebu Davudi ndersa Shejh Albani ka thënë: sahih…)

2- Përmendja e Allahut me rastin e ngrënies apo pirjes

Xhabiri, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur një njeri hyn në shtëpinë e vet dhe e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, si dhe para se të hajë, atëherë shejtani do t’u thotë shokëve të vet: “Këtu nuk keni as të ndenjur e as ushqim”. Ndërsa kur një njeri hyn në shtëpinë e vet, por nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, atëherë shejtani thotë: “Keni gjetur vend për të ndenjur dhe ushqim”. Ndërsa kur njeriu nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hajë, atëherë shejtani u thotë shokëve të vet: “Keni gjetur të ndenjur dhe ushqim”. (Muslimi)

3- Leximi i shumtë i Kur’anit në shtepi

Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: ” Lexojeni suren Bekare në shtëpitë tuaja sepse shejtani nuk hynë në shtëpinë, në të cilën lexohet sureja bekare”.( Daremiu)

4- Pastrimi i shtëpisë nga zilet

Ebu Hurejre, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Muhammedi Alejhi selam ka thënë: ”Melaiket nuk shoqërojnë një shoqëri, në të cilën ka qenë apo zile”. (Muslimi)

Poashtu nga nëna e besimtarëve, Aisheja, Allahu qoftë i knaqur prej saj dhe prej të gjitha grave të Muhammedit Alejhi selam, thotë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: ”Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi, në të cilën ka zile”.( Ebu Davudi)

5- Pastrimi i shtëpise nga kryqat, pamarrëparasysh se a janë në shtrat apo në gjërat zbukuruese, mobile, rroba, etj. Kjo traditë e shëmtuar është një sherr, i cili na ka ardhur nga armiqët tanë kështuqë është obligim i domosdoshëm për cdo musliman t’a pastrojë shtëpinë e tij nga kryat,që t’i largojë së bashku me ta edhe shejtanët.

Aisheja, Allahu qoftë ndarë i knaqur prej saj ka thënë : “Nuk ka patur diç në shtëpinë e Pejgamberit a.s që ka patur shenjë kryqi e të mos e këtë prishur”. (Buhariu)

6- Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat

Vërtet kjo pikë përshkruan një bela të madhe dhe një dëshpërim të madh ,në të cilin janë muslimanët. Robi i Allahut e ka obligim patjetër që t’ia këtë frikën Allahut me cka të mundet dhe t’i nxjerre sa më parë që të jetë e mundur këto foto nga shtëpia e tij.Nga Aisheja, Allahu qoftë ndarë i knaqur prej saj,transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: “Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi,në të cilën ka foto”.(Muttefekun alejhi)

Ndërsa Ebu Hurejre, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: ”Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi,në të cilën ka skulptura apo foto”.( Muslimi)

7-Pastrimi i shtëpive nga qentë

Nga Ebi Talha,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij, rrefehet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë ” Melaiket nuk hyjnë në shtëpinë,në të cilën ka qenë apo foto”.( Muttefekun alejhi)

Kur Pejgamberi Alejhi selam e caktoi nje termin me Xhibrilin për t’i ardhur nuk i erdhi dhe nuk iu shfaqë. Pejgamberi Alejhi selam e pyeti dhe i tha:”Më pate premtuar se do të vish por nuk më erdhe?” Tha Xhibrili: Më ka penguar qeni, i cili ishte në shtëpinë tënde. Ne nuk hyjmë në shtëpinë, në të cilën ka qenë apo fotografi (pikturë)”. (Muttefekun alejhi)

Vëlla dhe moter e nderuar!

Nëse jeni kureshtar për të mos hyrë shejtani në shtëpine tënde kjo dtth se ti je në hajr, por ke kujdes nga shejtanët e njerzve sepse sherri, dredhia dhe dëmi i tyre është i madh…

Tek Allahu është fundi ynë!

Lumturia Jonë Eshtë Në Zbatimin E Urdhërave Të Allahut s.w.t

Në gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp

“…Nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’jua falë. Allahu është Mirëbërës i madh.” (el-Enfal, 29)

“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.” (el-Furkan, 58)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit