1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja çfarë porosisin hoxhallarët për Muajin Ramazan (2)

Më të lexuarat

Dje ishte shkrimi i parë i disa këshillave të përmbledhura nga hoxhallarë të ndryshëm të trojeve shqiptare, ndërsa sot do ti lexojmë këshillat e tjera të imamëve shqiptar ku ata për lexuesit e portalit informativ KohaIslame kanë thënë:
elvis-naqiHoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi njëherit imam në Xhaminë e Tabakëve ka thënë: ” Ramazan të lehtë dhe të pranuar tek Zoti InshaAllah. Sugjeroj për të gjithë ata që i kanë thënë vetes:” sipas mundësisë” përkushtim me të gjithë qenien tonë për të kënaqur Zotin e Gjithësisë në këtë muaj të begatë. Zoti ju begatoftë”.
maxresdefaultHoxha nga Mitrovica, Rexhep Lushta kryeimam i Mitrovicës ka thënë: ” Ramazani është muaj i Sabrit, muaji i bamirësisë, muaji i Kuranit, muaji i fitoreve, muaji i vëllazërisë dhe dashurisë. Muaji i faljes dhe pendimit, muaji i lirimit nga zjarri i Xhehenemit, prandaj porosia ime për të gjithë është që le të jetë ky muaj i tillë në zemrat tona, që në ketë muaj të jemi të durueshëm, të jemi më solidar dhe më bamirës e bamirësia nuk përkufizohet vetëm në dhënie por edhe në përmirësimin e raporteve tona njerëzore, mos ta neglizhojmë leximin e Kur’anit dhe veprimin me të, nëse vërtet dëshirojmë që të arrijmë suksese dhe të fitojmë atëherë duhet të ndryshojmë veten tone duke shfrytëzuar çdo moment të këtij muaji në kërkim falje dhe pendim duke qenë të mëshirshëm ndaj njëri tjetrit dhe përmes këtyre veprave të arrijmë atë qëllimin final për te cilin është obliguar edhe agjërimi i Ramazanit e që është Devotshmëria. Allahu na mundësoftë të jemi prej të devotshmëve dhe prej atyre që në fund të këtij muaji do te jenë prej atyre që jemi liruar nga zjarri i Xhehenemit”.
10296291_10203267775088989_1137676322379389101_oHoxha nga Prizreni, imami Enes Limani ka thënë: “Agjërimi është momenti kur të gjitha elementet e trupit bëhen bashkë për një ibadet që bëhet vetëm për Allahun.xh.sh. Sakrifikohet trupi duke ndejt pa ushqim dhe pije, në të njëjtën kohë bëhet ibadet i shtuar dhe po në të njëjtën kohe ndjenjat janë aq të sinqerta në duat(lutjet) drejtuar Allahut, sa që besimtari e dinë në brendësin e vet se çdo lutje, çdo fjalë e bukur dhe çdo sjellje konformë parimeve të larta islame do të shpërblehet me shumëfishin e së mirës.
Nëse besimtarët takohen në Haxh fizikisht dhe shpirtërisht për të gjithë ata që kanë mundësi me shku atje, gjatë këtij muaji besimtaret takohen shpirtërisht në gjithë botën me etjen, urinë dhe ibadetin e tyre pa pasur nevojë për mjete financiare. Por ajo që sot i bashkon që të gjithë nga skajet e ndryshme të botës është lutja e tyre drejtuar Allahut.xh.sh: “O Allahu im unë sot për ty agjërova, ty të besova dhe nga begatit e tua sot po ushqehem”, e me që pranohen duatë e besimtareve para ifatrit sot bashkërisht i lutemi Allahut.xh.sh që vëllezërit tanë kudo që janë në vatrat e luftës Allahu.xh.sh të ua sjell mëshirën e Tij, kurthet të cilat bëhen në drejtim të myslimaneve lë të i shkatërrojë! Udhëzimi, shëndeti, lumturia e harmonia ti kaploj gjithë myslimanet.
Për fund le të jetë ky agjërim në zemrat tona qetësi e rehati! Le të na përgatit me fuqi për ndryshimin e gjendjes tone sepse “Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata(populli) nuk ndryshojnë veten e tyre”. A thua vlla mos je ende në mëdyshje që mos të jesh në mesin e 2 miliard agjëruesve?

maxresdefault (1)Hoxha nga Kavaja, imami Sulejman Rrustemi ka thënë: “Lexuesit e juaj i këshilloj, ashtu siç këshilloj veten time, me përkushtimin ndaj leximit dhe studimit të Kuranit si një burim frymëzimimi, qetësie shpirtërore, inspirimi dhe shpresë që pasohet me udhëzim që shoqërohet me lumturi të vazhdueshme deri në përjetësi.
Së dyti duhet të krijojmë një lidhje më të fortë me namazin si një prej shtyllave më të rëndësishme të islamit por është një prej elementëve që besimtari i përkushtuar hyn në një botë shpirtërore që e shijon vetëm ai që është lidhur në një komunikim tepër intim dhe të sinqertë me Krijuesin e universit.
Dhe së treti që ka shumë rëndësi në përmirësimin e agjërimit është kyçja e gojës dhe marrja vetëm totalisht me punët individuale.
Allahu na i pranoftë veprat e mira gjatë këtij muaji dhe na përgëzoftë i madhërishme me Xhenetet e larta. Amin!
maxresdefault (2)Hoxha nga Gjilani, imami Xheladin Leka ka thënë: ” Është shumë problematike që gjitha mirësitë, fshehtësitë, dhe vlerat e këtij muaji të madhërishëm, të mundohemi t’i rrumbullakojmë me një fjali të shkurtër, pasi që ramazani nuk përshkruhet me fjalë, ai përjetohet me zemër dhe gjithë qenien tonë.
Megjithatë, do jepja një mesazh për lexuesit e nderuar:
Muslimani në ramazan ngjason shumë me melaiket, ai përkushtohet në adhurim me zell të madh, i përmbahet urdhrave dhe largohet nga ndalesat, mundohet të jetë sikurse melaiket të cilat nuk thyejnë urdhrat e Zotit asnjëherë. Njashtu, ai ndalet nga ushqimi dhe pija gjatë ditës, ku edhe në këtë pikë ju ngjason atyre, ngase ato nuk hanë e nuk pinë.
Melaiket nuk kanë epsh, edhe muslimani u ngjason atyre në këtë muaj, duke frenuar epshin e tij.
Andaj, nuk është burrërore e as e logjikshme, të u ngjasojmë melaikeve në ramazan, kurse të kthehemi në djaj jashtë ramazanit.
maxresdefault (3)Hoxha nga Tirana, imami Ahmed Kalaja ka thënë: ” Programim kohe; istigfar; Kuran.

Të nderuar lexues këto ishin disa këshilla që dhanë hoxhallarët e nderuar për muajin e bekuar të Ramzanit./KohaIslame

Ja çfarë porosisin hoxhallarët për Muajin Ramazan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit