3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ja çfarë ndodhi në Parlamentin Europian

Më të lexuarat

Një sherr fizik u shënua ditë e djeshme në Parlamentin Europian mes dy kolegëve të partisë euroskeptike britanike, UKIP.

Mike Hookem qëlloi me grusht eurodeputetin tjetër, Steven Woolfe, duke e shembur përtokë.

Woolfe thotë se pësoi dy kriza pasi u godit me grusht nga kolegu.

“Thjesht erdhi dhe më dha një goditje,” tha ai nga spitali.

“Mike ishte dukshëm shumë i zemëruar dhe e humbi toruan”, shtoi ai.

Woolfe është favorit për t’u bërë kryetar i partisë UKIP pas largimit të Nigel Farage.

Ky i fundit reagoi i zemëruar, duke thënë se ata janë dy të rritur, që duhet të sillen mirë.

Ai tha se ka nisur një hetim.

Sherri mes Woolfe dhe Hookem, dikur miq të mirë, nisi pas një takimi mes tyre për çështjen e Brexit dhe problemet e brendshme të partisë.

6-45

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit