-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja çfarë ka bërë Google për Muslimanët për Ramazan

Më të lexuarat

Kompania e mirënjohur Google, duke e shfrytëzuar rastin që t’i urojë muslimanët për muajin e tyre të shenjtë, ka njoftuar përdoruesit e saj, se ky gjiganti ofron disa faqe të veçanta (duke përfshirë Maps, You Tube, Google Play) për muslimanët, në këtë kohë të mrekullueshme siç e quajnë ata muajin e Ramazanit.

Kjo kompani ka njoftuar se “tani që kemi hyrë në kohën e Ramazanit, teknologjia që përdorim çdo ditë duhet të përshtatet në përputhje edhe me rrethanat”.

“Për ta bërë më të lehtë që ju të gjeni përmbajtje të dobishme, faqja YouTube në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Indonezi dhe Turqi, do të shfaq një koleksion të videove, që janë shpërfaqje e karaktersitikave të Ramazanit”, thotë Najeeb Jarrar, menaxher i produkteve, në Google, transmeton betanews

Jarrar më tej thotë se “Google Maps, Allo, Duo dhe Google Play, do të vazhdojnë të jenë me ju gjatë këtij muaji të shenjtë”.

“Një njoftim që bëhet përmes hartave, do t’ju tregojë se kur duhet të largoheni nga zyra për ta tejkaluar trafikun, në mënyrë që të arrini në shtëpi me kohë për iftar. Derisa, ‘Duo’ – do t’ju kujtojë të thërrisni miqtë dhe familjen tuaj para Bajramit. Më pas faqja e Play Store do t’ju tregojë aplikacionet më relevante dhe më popullore, për t’ju ndihmuar rreth Ramazanit”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se mënyra më e lehtë për të përfitar nga hapësirat e ofruara për Ramazanit nga Google, është ta vizitoni faqen:https://ramadan.withgoogle.com/.

Kjo platformë jo vetëm që është një burim i mire që të njoftohen muslimanët, por një mënyrë e shkëlqyeshme për jo-muslimanët që të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditat e popujve që i takojnë fesë islame.

Në një video të publikuar në You Tube, Daniela M. Biah, tregon disa receta të përgatitjes së ushqimeve për syfyr, dhe krejt kjo në kuadër të shërbimeve që po e ofron Google gjatë këtij muaji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit