2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Izraeli vazhdon sulmet në Jenin të Bregut Perëndimor

Më të lexuarat

Të paktën 10 palestinez janë vrarë gjatë sulmeve, kurse rreth 100 të tjerë janë plagosur, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë

Rrethimi dhe sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e pushtuar Jenin në Bregun Perëndimor vazhdojnë edhe sot, raporton Anadolu.

Sulmet ajrore dhe tokësore të ndërmarra dje nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin kanë hyrë në ditën e dytë.

Të paktën 10 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve, kurse rreth 100 të tjerë janë plagosur, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se ushtarët izraelitë vranë një tjetër palestinez mëngjesin e sotëm në rajonin Merc bin Amir.

Shpesh dëgjohen edhe shpërthime.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtria dhe Agjencia e Inteligjencës së Brendshme Shin-Bet (Shabak) vazhduan aktivitetet e tyre ushtarake në Jenin dhe kampin e refugjatëve Jenin.

Raportohet se ushtria kreu 20 sulme ajrore, nga të cilat rreth gjysma ishin sulme në zona të hapura për të mundësuar lëvizjen e trupave, ndërsa sulmet tjera u kryen për të eliminuar kërcënimet në zonë.

Më tej thuhet se janë gjetur dhe asgjësuar një depo e lëndëve plasëse, dy dhoma për menaxhimin e operacioneve luftarake dhe disa lëndë plasëse.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit