9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli urdhëron rrëzimin e dhjetë strukturave palestineze në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra për rrëzimin e dhjetë strukturave palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një xhami, raporton Anadolu Agency (AA).

Salah Fanoun, kreu i fshatit Nahalin, që ndodhet në perëndim të qytetit Bethlehem, tha se autoritetet izraelite për urdhrat e rrëzimit përmendën mungesën e lejeve të ndërtimit në zonën C.

“Katër shtëpi të banuara dhe një xhami janë në listën e strukturave që do të rrëzohen”, tha Fanoun për AA.

Zona C është nën kontrollin administrativ dhe kontrollin e sigurisë të Izraelit derisa të arrihet një marrëveshje për statusin përfundimtar me palestinezët.

Sipas Marrëveshjes së Oslos midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), të arritur në vitin 1995, Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, u nda në tre pjesë, respektivisht në zonën A, zonën B dhe zonën C.

Sipas zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), gjithsej 768 struktura palestineze në zonën C dhe Kudsin Lindor të pushtuar janë rrëzuar nga Izraeli midis janarit dhe nëntorit të vitit 2021.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit