2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli urdhëron policinë të heqë flamujt e Palestinës nga hapësirat publike

Më të lexuarat

Ministri i ri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka udhëzuar policinë që të heqë flamujt palestinezë nga hapësirat publike, duke e quajtur simbolin kombëtar palestinez një akt “terrorizmi”.

Ligji izraelit nuk i ndalon flamujt palestinezë, por policia dhe ushtarët kanë të drejtë t’i heqin ata në rastet kur ata mendojnë se ekziston një kërcënim për rendin publik, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Dhe direktiva e së dielës nga Ben-Gvir, i cili kryeson partinë ultranacionaliste në qeverinë e ekstremit të djathtë të Netanyahu, duket se sinjalizon një qëndrim të ashpër dhe pa kompromis ndaj “shprehjeve të identitetit dhe fjalës së lirë dhe demonstratave pro-palestineze”.

Urdhrat e Ben-Gvir erdhën pas një proteste masive anti-qeveritare në Tel Aviv të shtunën, ku disa demonstrues valëvitën flamurin palestinez.

Protestuesit e etiketuan qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu të betuar së fundmi si “fashiste” dhe avokuan për barazi dhe bashkëjetesë midis palestinezëve dhe izraelitëve.

“Nuk mund të ndodhë që shkelësit e ligjit të valëvitin flamuj terroristë, të nxisin dhe inkurajojnë terrorizmin, kështu që unë urdhërova heqjen e flamujve që mbështesin terrorizmin nga hapësira publike dhe të ndalojë nxitjen kundër Izraelit”, citohet të ketë thënë Ben-Gvir. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit