4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

Më të lexuarat

Pamje: ndërhyrja e (pa)shpjegueshme në fushë një një finale futbolli

Incident të reja në Palestinë: Forcat izraelite hynë në stadiumin e futbollit, hodhën gaz lotsjellës ndaj tifozëve

Forcat izraelite hynë në stadiumin “Faisal Al Husseini” në Palestinë dhe hodhën gaz lotsjellës ndaj lojtarëve dhe tifozëve gjatë një finaleje kupe në futboll.

Sulmi ndodhi gjatë një ndeshjeje mes Jabal Al Mukkabber dhe Balat, dy skuadrat që kryesojnë Ligën e Futbollit të Bregut Perëndimor.

Ata luajtën në finalen e Kupës Abu Ammar, që mban emrin e ish-udhëheqësit palestinez Yasser Arafat. Në dhe rreth ndeshjes nuk kishte asnjë shenjë se do të kishte ndonjë incident.

Rreth orës 22:00 me orën lokale, në stadium kanë hyrë dy autoblinda të ushtrisë izraelite. Ata hodhën gaz lotsjellës ndaj lojtarëve dhe tifozëve, përfshirë gra dhe fëmijë.

https://twitter.com/OnlinePalEng/status/1641562856905744385?t=69Zco_qPZMl59Anpsm82WA&s=19

Ndeshja është ndërprerë për një orë për shkak të këtij depërtimi në stadium, ndërsa lojtarët dhe tifozët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Arsyeja e inkursionit të ushtarëve izraelitë nuk është bërë ende e ditur. Ushtria nuk foli dhe nuk pati provokime nga pala palestineze në periudhën e fundit.

Gjithashtu duhet përmendur se ngjarja ka ndodhur në qytetin Al-Ram, i cili ndodhet në zonën urbane të Jerusalemit, në një zonë të kontrolluar nga Palestina, shkruan Inside World Football.

I vetmi shpjegim në këtë rast është ai i kredo shtetërore izraelite për t’jua bërë së më të pajestueshme jetën palestinëzeve, sidomos tashmë nën një qeveri të ekstremit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit