9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli, sulm ndaj Libanit apo Hezbollahut?

Më të lexuarat

Tjetër front lufte: nis ofensiva tokësore sioniste ndaj fqinjit

Ushtria izraelite tha se kishte nisur “sulme tokësore të synuara” në fshatrat në Libanin jugor.

Bastisjet, të kryera në kombinim me sulmet ajrore dhe artilerie, filluan “disa orë më parë”, duke synuar Hezbollahun në “fshatrat afër kufirit” me Izraelin, tha ushtria në një deklaratë të lëshuar herët të martën.

Ajo shton se këto janë sulme “të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara” kundër Hezbollahut.

Bastisja erdhi menjëherë pasi u miratua nga udhëheqësit politikë izraelitë dhe shënon një fazë të re në luftën e Izraelit kundër Hezbollahut, grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani. Hezbollahu nisi sulme me intensitet të ulët ndaj objektivave izraelite një ditë pasi Izraeli nisi një luftë kundër Gazës në tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

“Unë me të vërtetë shpresoj se po flasim për një operacion të kufizuar tokësor,” tha ish-ministri izraelit i Drejtësisë Yossi Belin për Al Jazeera nga Tel Aviv. “Bazuar në përvojën e mëparshme, ne e dimë se është shumë e vështirë të kesh kontroll, edhe kur qeveria është e sinqertë në dëshirën e saj për t’i dhënë fund shpejt dhe për të arritur qëllimin kryesor – që është të zvogëlojë numrin e luftëtarëve të Hezbollahut dhe të lejojë izraelitët të kthehen në fshatrat e tyre në veri.”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant folën me telefon të hënën, tha Pentagoni.

 Ata bien dakord se është e nevojshme të çmontohet infrastruktura sulmuese përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu libanez nuk mund të kryejë sulme të stilit të 7 tetorit ndaj komuniteteve izraelite veriore”, thuhet në deklaratë.

Austin përsëriti nevojën për një zgjidhje diplomatike për të lejuar civilët në të dy anët e kufirit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre, shtohet deklarata.

Uturima e sulmeve ajrore bënë jehonë në të gjithë kryeqytetin libanez Bejrut dhe tymi u ngrit mbi periferitë jugore, një bastion i Hezbollahut, menjëherë pasi Izraeli urdhëroi banorët e tre ndërtesave të evakuoheshin.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për përleshje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, të cilët për herë të fundit u angazhuan në luftime tokësore gjatë një lufte njëmujore në vitin 2006.

Lumi Litani

Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja palët janë larguar nga shtëpitë e tyre gjatë vitit të kaluar.

Izraeli përshkallëzoi sulmet ndaj Hezbollahut javën e kaluar, duke synuar udhëheqjen e grupit në Liban.

Udhëheqësi veteran i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit të premten. Izraeli vrau gjithashtu disa komandantë të tjerë të lartë, por Hezbollahu vazhdoi të gjuante me raketa në objektivat izraelitë.

Të hënën, në fjalimin e parë publik të grupit që nga vrasja e Nasrallah, zëvendës shefi i Hezbollahut Naim Qassem tha se grupi ishte gati për çdo inkursion të mundshëm tokësor izraelit dhe një luftë të gjatë.

Biden: Jam dakord që duhet të ndalojnë

I pyetur në lidhje me raportet se Izraeli po përgatit një pushtim tokësor “të kufizuar” të Libanit, presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje për një armëpushim.

Kur u pyet nëse ishte dakord me planin e Izraelit, Biden u përgjigj: “Unë jam dakord që ata të ndalojnë”.

Megjithatë, ai nuk shtjelloi ndonjë plan për t’i dhënë fund konfliktit apo për të diskutuar dërgesat e armëve dhe ndihmën ushtarake të SHBA-së për aleatin e tyre Izraelin.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë ikur në Siri nga Libani që nga përshkallëzimi i armiqësive këtë muaj.

Kryeministri në detyrë i Libanit Najib Mikati tha se qeveria ishte e gatshme të zbatonte plotësisht Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila synonte t’i jepte fund pranisë së armatosur të Hezbollahut në jug të lumit Litani, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Izraelin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit