Shërbimet speciale izraelite gjatë një operacioni të fshehtë arrestuan Samer Al-Barak, i cili konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë të “Al-Kaidës” në fushën e armëve biologjike.
Mbi arrestimin e tij u bë e ditur nga publikimi i dokumenteve sekrete të gjykatës izraelite, ku ai ngriti një padi për shpalljen e arrestimit të vet të paligjshëm.
Samer Al-Barak mbahet nën arrest administrativ që nga viti 2010, ndërkohë që aktakuza atij nuk i është shpallur nga askush. Avokati i tij kërkon nga gjykata që të lirojë të ngujuarin.
Prokurorët këmbëngulin se lirimi i tij do të rrezikonte jo vetëm Izraelin, por edhe tërë rajonin e Lindjes së Mesme.