22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

SHBA: Turqisë i kërkohet të pamundëson hyrjen e militantëve në Siri

Më të lexuarat

Turqia thotë se nuk i mbështet militantët e jashtëm që hyjnë në Siri, por nuk është në gjendje për ta ndalur lëvizjen e tyre përgjatë kufirit të vet.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha mbrëmë vonë në Uashington, se vendi i tij nuk ka tolerancë për ekstremistët, por Turqia nuk mund të patrulloj aq sa duhet në kufirin e vet të gjatë gati 1 mijë kilometra, për të qenë e sigurt se militantët nuk kalojnë në Siri.

Ministri Davutoglu gjatë qëndrimit në Uashington është takuar edhe me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë vendosjen e sistemit raketor mbrojtës Patriot në Turqi edhe për një vit.

Sistemi Patriot është vendosur nën komandën e NATO-s gjoja për ta mbrojtur Turqinë, që është anëtare e aleancës, meqë raportet e saj me Sirinë fqinje po përkeqësohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit