Lideri i opozitarëve të Netanjahut në parlamentin sionist ka pohuar dështimin e këtij regjimi në ndaljen e Intifadës së palestinezëve.
Qendra informative e Palestinës ka njoftuar se Isaac Herzog, kryetar i partisë së punës së regjimit sionist, të hënën ka deklaruar se ajo çfarë po ndodh në rajonet palestineze, është një Intifada me plotë kuptimin e fjalës.
Isaac Herzog gjithashtu shtoi se Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Bregun Perëndimor dhe në Kods.
Sipas rezultatit të sondazheve më të fundit të bëra nga qendra hulumtuese “Stat.net”, mësohet se 71% e sionistëve besojnë se autoritetet e regjimi sionist kanë dështuar në përballje me Intifadën e palestinezëve.
61% e të anketuar në këto sondazhe, kanë thënë se ka rënë në masë të madhe niveli i sigurisë në territoret e pushtuara që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tre muajt e kaluar dhe kanë theksuar se regjimi sionist është i paaftë për të kontrolluar këtë situatë.
Këto sondazhe janë bërë në kohën kur operacionet kundër izraelitëve të të rinjve palestinezë po vazhdojnë në territoret e ndryshme të pushtuara nga regjimi sionist dhe po zhvillohen me armë të ftohta.