0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Izraeli po rrënon ndërtesa islame pranë Xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

Qeveria izraelite ka shkatërruar një ndërtesë të vjetër pranë xhamisë së shenjtë Al Aksa. Qeveria ka pohuar se planifikon të ndërtojnë një sinagogë dhe një stacion policor në vend të saj.

Shkatërrimi filloi të mërkurën në mëngjes, kur buldozerët izraelitë prishën ndërtesën e lashtë që gjendet vetëm pak metra larg nga el-Aksa, një nga xhamitë e shenjta të Islamit.
Fondacioni mbrojtës i Al-Aksasë, tha se autoritetet izraelite shkatërruan strukturat e lashta të ndërtesës islame në qytetin e vjetër të Jeruzalemit vetëm 50 metra larg nga Al -Aksa.
Deklarata e Fondacionit tha se rrënimi ka prekur ndërtesat historike në qytetin e vjetër, dhe autoritetet planifikojnë të ndërtojnë një sinagogë, një sallë pritjeje, dhe një stacion policie.
Nuk është hera e parë që qeveria okupuese izraelite po i shkatërron ndërtesat e islame në Jersualem. Kjo është tendencë e tyre për të fshirë identitetin islam në qytetin e vjetër. Muajin e kaluar një grup ushtarësh izraelit kishin thyer pllakatet osmane brenda xhamisë Al Aksa.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit