-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Izraeli planifikon të ndërtojë 2 mijë e 200 banesa të reja në territoret e pushtuara palestineze

Më të lexuarat

Izraeli planifikon të miratojë ndërtimin e 2 mijë e 200 banesave të reja të paligjshme për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar.

Siç bën të ditur gazeta “Yediot Aharonot”, Këshilli i Lartë i Planifikimit në Administratën Civile nën Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit do të mblidhet javën e ardhshme për të miratuar ndërtimin e 2 mijë e 200 njësive të reja të banimit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Kjo është tentativa e parë e qeverisë izraelite të Naftali Bennett, e cila mori votëbesimin e parlamentit më 13 qershor, për të miratuar një numër kaq të madh ndërtimesh të paligjshme të banesave.

Janë 13 vendbanime të jashtëligjshme të ndërtuara për kolonët hebrenj në Jerusalemin Lindor dhe mbi 250 të tilla në Bregun Perëndimor, që të dyja territore palestineze nën pushtimin izraelit.

Mbi 650 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vendbanime, e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit