4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli pezullon mbledhjen e taksave palestineze

Më të lexuarat

Izraeli thotë se do të pezullojë një fond prej mbi 120 milionë dollarësh nga taksat që mbledh për Autoritetin Palestinez, me qëllimin për t’i dënuar palestinezët pas arritjes historike që siguruan në Kombet e Bashkuara, ku morën statusin e vendit vëzhgues në organizatën ndërkombëtare.

Ky vendim u mor në Izrael ndërsa presidenti palestinez Mahmud Abas u prit me brohoritje nga turmat në Rramallah të Bregut Perëndimor, pas fitores së javës së kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zoti Abbas deklaroi para turmës së rreth 5 mijë palestinezëve: “Tani ne e kemi një shtet”.

Si reagim, Ministri izraelit i Financave tha se qeveria e tij do t’i përdorte paratë që i jepeshin palestinezëve për të paguar borxhet ndaj kompanisë së energjisë dhe kompani të tjera izralite.

Po sot, kabineti qeveritar izraelit miratoi njëzëri një rezolutë, e cila hedh poshtë vendimin e Kombeve të Bashkuara për statusin e palestinezëve në organizatën ndërkombëtare. Në rezolutën e miratuar njëzëri në kabinetin izraelit, thuhet se nuk do të ketë negociata bazuar tek njohja nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shtetin palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Ky ishte veprimi i dytë ndëshkues i Izraelit. Të premten Tel Avivi tha se do të vazhdojë ndërtimin e mijëra banesave për kolonët në Bregun Perëndimor.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit