15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Mustafa: Nuk i bashkohem asnjë partie

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të ekspertëve E15, Muhamet Mustafa ka përjashtuar çdo mundësi për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ose ndonjërës parti politike.

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, theksoi se kontributin e tij politik dhe akademik do ta japë brenda E15, duke bërë me dije poashtu se E15 nuk do të shndërrohet në ndonjë parti politike.

“Nuk kemi plane të tilla. Tani për tani do të veprojmë si lëvizje qytetare, e cila nuk ka për synim as prioritet masivizimin. Tash kemi rreth 25 anëtarë, pretendojmë që në kryeqendër të arrijmë në 50 ekspertë profilesh të ndryshme”, është shprehur Mustafa.

Megjithatë, ai ka shprehur gatishmërinë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare E15 të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit