1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Izraeli përdori bomba me fosfor të bardhë në Gaza”

Më të lexuarat

Burimet konfirmuan se sulmi çoi në asfiksi te qindra palestinezë

Izraeli sot shënjestroi zonën e portit perëndimor të Gazës me disa bomba me fosfor të bardhë, duke rezultuar në qindra raste asfiksie, thanë burime mjekësore palestineze, transmeton Anadolu.

Burimet konfirmuan se sulmi çoi në asfiksi te qindra palestinezë, me një numër të konsiderueshëm prej tyre të transportuar në spitale, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në vend.

Sipas burimeve, shumica e lëndimeve janë vërejtur te fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht tek ata me probleme të mëparshme të frymëmarrjes.

Një zonë e gjerë në perëndim të Gazës thuhet se u mbulua me fosfor të bardhë, sipas korrespondentit të Anadolus.

Bombat me fosfor të bardhë janë të ndaluara ndërkombëtarisht sipas Konventës së Gjenevës të vitit 1980, e cila në mënyrë eksplicite ndalon përdorimin e tyre si armë ndezëse si kundër njerëzve, ashtu edhe ndaj mjedisit.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të vazhdueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për bastisjet e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim paralizues që nga viti 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit