Izraeli ka penguar hyrjen e pajisjeve mjekësore diagnostikuese në Rripin e Gazës, të cilat i mban peng prej muajsh.
Ibrahim Abbas, Drejtor i Njësisë së Monitorimit Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e vlerësoi këtë situatë si shkelje të “të drejtave të pacientëve për trajtim”.
“Izraeli vazhdon të parandalojë hyrjen e pajisjeve mjekësore diagnostikuese, stacionit të prodhimit të oksigjenit dhe pjesëve rezervë për riparimin e pajisjeve në Gaza”, tha Abbas, duke shtuar se vazhdimi i kësaj situate do të ndikonte negativisht në përgatitjet e nevojshme të luftës ndaj epidemisë së tipit të ri në rritje të koronavirusit (Kovid-19) në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë, në raste të ndryshme, kërkon që pajisjet mjekësore të ndaluara nga Izraeli të dorëzohen në Rripin e Gazës.
/trtshqip/