Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e migruar nga jugu i Libanit, i cili prej dy ditësh është nën sulmet izraelite, të mos “kthehen në shtëpi”.
“Sulmet nga ushtria izraelite vazhdojnë. Për sigurinë tuaj, mos u ktheni në shtëpitë tuaja deri në një njoftim tjetër,” paralajmëroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee libanezët që emigruan nga jugu i vendit.
Duke vënë në dukje se sirenat u dëgjuan në Tel Aviv, kryeqyteti i Izraelit, Adraee deklaroi se raketa e lëshuar nga Libani u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Që nga orët e mëngjesit të 23 shtatorit, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit, si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 558 njerëz, duke përfshirë 50 fëmijë dhe 95 gra, u vranë në sulmet dhe 1,835 njerëz u plagosën.
Ndërkohë në Liban vazhdon vala e migrimit nga rajonet jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut.
/trt/