0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Izraeli nuk lejon palestinezët e Gazës që të shkojnë të premten në Jerusalem gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Izraeli nuk do të lejojë palestinezët që jetojnë në Gazën e bllokuar, që të hyjnë në Jerusalem gjatë ditëve të premte përgjatë muajit të Ramazanit.

 

Izraeli nuk do të lejojë palestinezët që jetojnë në Gazën e bllokuar, që të hyjnë në Jerusalem gjatë ditëve të premte përgjatë muajit të Ramazanit.

Izraeli ndërkohë që përgjatë muajit të Ramazanit lejon meshkujt mbi 40 vjeç dhe të gjitha gratë pa bërë diferencim në moshë, që jetojnë në Bregun Perëndimor që ka pushtuar, për të hyrë në Jerusalem ditën e premte, të njëjtin ‘lehtësim’ nuk e jep edhe për ata që jetojnë në Gazë, që mbahet e bllokuar nga Izraeli.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e ushtrisë izraelite, ‘lehtësimet’ në fjalë, nuk përfshijnë palestinezët në Gazë, por bëhet e ditur se autoritetet izraelite janë ende duke biseduar.

Majori Kemil Ebu Rukn, Kryetari i Unionit të Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë, që zhvillon aktivitete në tokat palestineze të pushtuara nga Izraeli, në një deklaratë me shkrim tha se Izraeli do të lejojë që meshkujt mbi 40 vjeç dhe fëmijët meshkuj nën 12 vjeç si dhe gratë e të gjitha moshave, të kalojnë në Jerusalem ditët e premte përgjatë muajit të Ramazanit.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nga Bregu Perëndimor 2 mijë palestinezëve të moshave 30-40 vjeç i është dhënë leja e Ramazanit.

Autoritetet izraelite me rregulloren e publikuar vitet e mëparshme, krahas palestinezëve të Bregut Perëndimor, lejonin edhe palestinezët në Gazë që të kalonin në Jerusalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit