Izraeli nuk do të mbështesë opozitën siriane, ai ka pretendimet e veta ndaj të dyja palëve të konfliktit, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në Moskë Zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Ze’ev Elkin.
“Ne na shqetëson gjakderdhja e vazhdueshme në Siri, na shqetëson fakti se paqëndrueshmëria mund të përhapet në të gjithë rajonin. Ne druhemi gjithashtu se forcat më të organizuara opozitare janë militantët radikalë të lidhur me organizatën “Al-Qaeda”, – theksoi Zëvendësministri.
“Megjithatë, ne nuk jemi përkrahës të regjimit, ne kemi shumë pretendime ndaj Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad”, – vuri gjithashtu në dukje Zëvendësministri.