7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Egjipti kërcënon Etiopinë me luftë

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi, deklaroi se autoritetet e vendit i rezervojnë vetes të drejtën të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për parandalimin e ndërtimit të një dige mbi lumin Blue Nile (degë e Nilit kjo) nga Etiopia.

Muhammed Mursi tha se Kajro nuk dëshiron luftë, por furnizimi i vendit me ujë nuk mund të vihet kurrsesi në rrezik.

Lumi Nil është praktikisht burimi i vetëm i ujit për popullsinë 84-milionëshe të Egjiptit. Qytetarët e Egjiptit druhen se për shkak të ndërtimit të digës për hidrocentralin sasia e ujit të marrë nga lumi do të reduktohet me 20%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit