2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ikrime

Më të lexuarat

Izraeli vendosi ndalim 6-mujor të udhëtimit për imamin e Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ikrime Sabri, me pretendimin se “udhëtimet e tij jashtë vendit përbëjnë kërcënim për sigurinë e Izraelit”

Izraeli ka vendosur një ndalim 6-mujor të udhëtimit për imamin e Mesxhid Al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri, me pretendimin se “udhëtimet e tij jashtë vendit përbëjnë kërcënim për sigurinë e Izraelit”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e zyrës së avokatit të Shejh Ikrime Sabriut thuhet se një ekip i inteligjencës izraelite ka bastisur shtëpinë e tij në mëngjes.

Shejh Ikrime u njoftua se i ishte vendosur një ndalim udhëtimi 6-mujor me pretendimin se “udhëtimet e tij jashtë vendit përbëjnë kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Nuk kishte asnjë shpjegim nga autoritetet izraelite për këtë çështje.

Një ekip nga inteligjenca izraelite bastisi shtëpinë e Sabriut muajin e kaluar, duke përcjellë ndalimin e udhëtimit prej një muaji që iu dha me pretendimin se ai “i përdori udhëtimet e tij jashtë vendit kundër Izraelit” dhe u tha se vendimi mund të zgjatej.

Forcat izraelite kishin bastisur shtëpinë e Shejh Ikrimes shumë herë më parë dhe e kishin ndaluar vazhdimisht të shkojë në Mesxhid Al-Aksa.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit