0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Izraeli ndalon ezanin në Kuds, reagojnë palestinezët

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Ndalesa për të thirrur ezanin në xhamitë e Kudsit të hënën, paraqet shkelje flagrante e lirisë për ushtrimin e fesë, thotë në reagimin e tij ministri palestinez për Çështje Fetare, Youssef Ideis, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, lidhur me vendimin e komunës izraelite të Kudsit, për të ndaluar ezanin të hënën, Ideis tha se qëllimi i kësaj është të heshtë banorët muslimanë dhe të krishterë të Kudsit.

Një ditë më parë, komuna solli një vendim për të ndaluar thirrjen e ezanit nga xhamitë e qytetit të hënën, meqë sot autoritetet izraelite planifikojnë kremtimin zyrtar të zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Qeveria e SHBA-ve nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor 2017 duke njoftuar se njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, tha se më 14 maj do të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds, që përkon me ditën e sotme të vitit 1948, kur në tokën e pushtuar palestineze u shpall pavarësia e Izraelit.

Kjo shënoi fillimin e përndjekjes së madhe të palestinezëve, që shënohet çdo 15 maj, dhe njihet si “Nakba”, ose “Katastrofa e Madhe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit