3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Izraeli muajin e kaluar ka kryer 99 sulme ndaj objekteve fetare muslimane

Më të lexuarat

Ministri palestinez për Çështje Fetare dhe Fondacion Yusuf Edis ka bërë të ditur se Izraeli gjatë marsit të kaluar ka kryer gjithsej 99 sulme ndaj vendeve të shenjta muslimane në Bregun e okupuar Perëndimor dhe Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri më i madh i sulmeve izraelite ka ndodhur në Al Aksën në Jerusalem dhe në xhaminë e Ibrahimit në Hebron.

Ministri Edis në njoftimin me shkrim theksoi se Izraeli vazhdon të shkel të drejtat e palestinezëve në kompleksin Al Aksa me qëllim që përfundimisht ta okupojë këtë kompleks.

Ai shtoi se organizatat hebreje gjithnjë e më shpesh u bëjnë thirrje hebrenjve që gjatë shënimit të Pesaha-s këtë muaj të hyjnë në Al Aksa.

“Izraeli ka intensifikuar politikën e arrestimit të gardistëve palestinezë të cilët ruajnë hyrjet në Al Aksa. Kjo paraqet njëfarë drite të gjelbërt për grupet radikale hebreje që të hyjnë dhe përdhosin vendet e shenjta në Al Aksa”, tha ministri Edis. Në njoftimin po ashtu theksohet se forcat izraelite gjatë muajve të kaluar gjithsej 51 herë kanë penguar mësimin e ezanit në xhaminë e Ibrahimit në Hebron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit