3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Izraeli miraton lirimin me kusht të Raed Salah, nesër diskutohet vendimi rreth apelit

Më të lexuarat

Verën e kaluar, policia izraelite arrestoi Salahun, udhëheqësin e Lëvizjes Islame në Izrael, në Umm al-Fahm, ndërsa më pas e dënoi atë me burgim të izoluar për “nxitje të dhunës”

 

KUDS (AA) – Gjykata izraelite miratoi lirimin me kusht të ikonës së burgosur të rezistencës palestineze Raed Salah, njoftoi avokati i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi u mor në një seancë dëgjimore të mbajtur sot në gjykatën themelore izraelite në qytetin verior Haifa”, tha për AA avokati Khaled Zbarqa.

Prokurorët publikë, megjithatë, kanë ankimuar vendimin, i cili ka gjasa të vonojë lirimin e Salahut, tha Zbarqa.

“Vendimi rreth apelit do të diskutohet nesër në gjykatë”, shtoi ai.

Në mars, gjykata themelore paraprakisht aprovoi lirimin e kushtëzuar të Salahut, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria izraelite.

Kushtet e lirimit përfshijnë ndalimin për të hyrë në vendlindjen e tij Umm al-Fahm në Izraelin e veriut dhe kufizime të tjera në lëvizjen e tij.

Verën e kaluar, policia izraelite arrestoi Salahun, udhëheqësin e Lëvizjes Islame në Izrael, në Umm al-Fahm, ndërsa më pas e dënoi atë me burgim të izoluar për “nxitje të dhunës”.

Në shkurt, një gjykatë në qytetin jugor Beersheba ndëshkoi ikonën e shquar të rezistencës me gjashtë muaj të tjera në izolim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit