0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Izraeli më 15 gusht dërgon ekipin negociator për të finalizuar marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve”

Më të lexuarat

“Në bazë të propozimit të SHBA-së dhe ndërmjetësve, më 15 gusht Izraeli do të dërgojë ekipin e negociatave në një vend që do të përcaktohet në mënyrë që të finalizohen detaje e zbatimit të marrëveshjes kornizë”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se më 15 gusht Izraeli do të dërgojë ekipin e tij negociator për të finalizuar detajet e një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve me fraksionet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Në bazë të propozimit të SHBA-së dhe ndërmjetësve, më 15 gusht Izraeli do të dërgojë ekipin e negociatave në një vend që do të përcaktohet në mënyrë që të finalizohen detaje e zbatimit të marrëveshjes kornizë”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Mbi njoftimin e zyrës së kryeministrit izraelit deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga grupi palestinez Hamas.

Mbrëmë, liderët nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë negociatat në Doha ose Kajro.

Kjo thirrje vjen pas vrasjes së shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian Teheran, gjë që ka ndikuar negativisht në rifillimin e negociatave mes dy palëve.

Të shtunën e kaluar, sipas të përditshmes “Yedioth Ahronoth”, ekipi negociator izraelit u largua nga Kajro menjëherë pas mbërritjes.

Ekipi u kthye në Tel Aviv për shkak të mosmarrëveshjeve me Netanyahu-n, megjithëse natyra e këtyre mosmarrëveshjeve nuk u specifikua.

Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe SHBA-ja kanë udhëhequr negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, por asnjë marrëveshje nuk është arritur për shkak të refuzimit të Izraelit për të përmbushur kërkesat e Hamasit për t’i dhënë fund luftës, për të tërhequr trupat nga Gaza dhe për të lejuar palestinezët e zhvendosur të kthehen në Gazën veriore.

Izraeli ka vazhdon me ofensivën shkatërruese ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 39.700 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 91.700 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 10 muaj nga lufta izraelite, pjesë të mëdha të Gazës mbeten në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

/AA /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit