JERUSALEM (AA) – Izraeli ka imponuar një mbyllje prej 11 ditësh të Bregut Perëndimor të okupuar dhe Rripit të Gazës duke filluar të mërkurën, për shkak të festës hebreje Sukot, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa mbylljet gjatë festave hebraike janë rutinë, ministri i Mbrojtjes Avidgor Lieberman bëri një mbyllje të territoreve palestineze gjatë gjithë festës së gjatë Sukot, duke cituar shkaqe të sigurisë.
COGAT, autoriteti ushtarak izraelit për territoret e okupuara, tha në një deklaratë se vendimi u mor duke marrë parasysh një sulm të javës së kaluar kur një palestinez vrau tre roje sigurie dhe pastaj u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë jashtë vendbanimit Har Adar në Bregun Perëndimor të okupuar.
Palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Gaza do të lejohen të udhëtojnë përmes pikave izraelite të kontrollit vetëm për raste emergjencash humanitare ose mjekësore.