Tre fëmijë palestinezë u martirizuan si pasojë e një sulmi ajror izraelit, në afërsi të kufirit lindor të Rripit të Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
Tre fëmijë palestinezë u martirizuan si pasojë e një sulmi ajror izraelit, në afërsi të kufirit lindor të Rripit të Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
“Ekipet e ndihmës së shpejt transportuan trupat e tre fëmijëve të moshës mes 12 dhe 14 vjeçare nga vendi ku kishte ndodhur sulmi ajror izraelit në rajonin lindor të Gazës”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra, në një njoftim.
Ai shtoi se tre fëmijët janë transferuar në Spitalin e Dëshmorëve të Al-Aksasë në Deir al-Balah.
Ushtria izraelite pretendoi se fëmijët në rajon ishin duke u munduar të vendosin mjet shpërthyes.
Izraeli të premten në orët e mbrëmjes kishte nisur një sulm ajror ndaj disa objektivave në Gaza, me pretendimin se kjo është një përgjigje për raketat e hedhura nga Gaza në anën e Izraelit.
Pas sulmeve ndaj Gazës, Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi se kanë arritur armëpushim me Izraelin nën mbikëqyrjen e Egjiptit.
Gjatë shtatë muajve të fundit, palestinezët në Gaza kanë organizuar një sërë demonstratash përgjatë zonës tampon Gaza-Izrael, në të cilat kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948.
Ata gjithashtu kërkojnë edhe heqjen e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit mbi Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e kësaj enklave bregdetare duke privuar banorët e saj nga shumë mallra bazë.
Që prej fillimit të protestave më 30 mars, janë martirizuar mbi 200 palestinezë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga zjarri i trupave izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të zonës tampon. (AA)