-2.7 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Izraeli liroi të burgosurin palestinez në grevë urie

Më të lexuarat

Bashkë me Mohammed al-Rimawi, Izraeli ka liruar edhe banain e tij, Nimera Mohammed al-Rimawi

 

RAMALLAH (AA) – Izraeli ka liruar 27 vjeçarin palestinez Mohammed al-Rimawi, i cili për 20 ditë ishte në grevë urie, ndërsa bashkë me të, ka liruar edhe babain e tij, Nimera Mohammed al-Rimawi (54), raporton Anadolu Agency (AA).

Khader Diabis, nga Asociacioni i Mbështetësve të të Burgosurve dhe për të Drejtat e Njeriut, tha se Mohammed al-Rimawi dhe babai i tij u liruan nga qendra Ashkelon.

Siç thotë ai, i riu është liruar nga shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.

I ati i tij, Rimawi ishte arrestuar për të ushtruar presion mbi të birin, në mënyrë që të pranoj krimet që kishte kryer, si dhe për të ndërprerë grevën e urisë.

Paraprakisht, Al-Rimawi kaloi tre vite në burgun izraelit, ndërsa që nga 19 korriku ai ishte futur në një grevë urie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit