0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Izraeli lehtëson disa kufizime për Gazën

Më të lexuarat

Zyrtarët izraelitë thanë të premten (13 gusht) se pas përmirësimit të situatës së sigurisë, Izraeli do të autorizojë hyrjen e tregtarëve palestinezë dhe mallrave nga Gaza, për herë të parë pas më shumë se një viti.

Organi ushtarak izraelit që është përgjegjës për çështjet civile në territoret e okupuara palestineze, COGAT, tha se “1.000 tregtarë dhe 350 sipërmarrës të Gazës do të lejohen të hyjnë në Izrael nga e diela (15 gusht)”.

Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se “do të rifillojnë edhe eksportet nga Rripi i Gazës në Izrael përmes kalimit Kerem Shalom, dhe importet nga Izraeli në Rripin e Gazës do të zgjerohen – duke përfshirë mallra nga sektori i transportit dhe komunikimit”.

Megjithatë, ky organ ushtarak i Izraelit tha se relaksimi i masave “është i kushtëzuar me ruajtjen e vazhdueshme të sigurisë së rajonit”.

Lejet e hyrjes do të lëshohen “vetëm për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në fund të korrikut, Izraeli rifilloi importet në Gaza për projektet e ndihmës ndërkombëtare.

Në muajin maj, Izraeli dhe grupi që udhëheq me Gazën, Hamas, zhvilluan një luftë 11 ditëshe. Pavarësisht arritjes së armëpushimit, janë regjistruar incidente të kohëpaskohshme pasi militantët palestinezë kanë lëshuar balona me flakë në drejtim të vendbanimeve izraelite. Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore.

Hamasi, konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit