3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli kryeson për nga mesatarja e rasteve të reja ditore me COVID-19 për frymë në botë

Më të lexuarat

Afër 11.000 persona rezultuan pozitiv të hënën, duke shënuar shifrën më të lartë të rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë

Izraeli regjistroi numrin më të madh të rasteve të koronavirusit (COVID-19) për frymë gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Oxford University Press, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi tejkaloi Malin e Zi dhe Gjeorgjinë me një mesatare prej 1.013 raste të reja ditore për milion banorë gjatë një jave, treguan shifrat nga “Our World in Data”.

Rreth 10.946 izraelitë rezultuan pozitivë me virusin të hënën, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendit të vendosur më 18 janar nga 10.118 raste të reja.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se nga e marta e kaluar deri të hënën u diagnostikuan 61.185 raste të reja me COVID-19, mesatarisht 8.740 infeksione të reja në ditë.

Që nga fillimi i gushtit, 564 pacientë me COVID-19 në Izrael kanë humbur jetë, krahasuar me 52 në korrik dhe vetëm 8 në qershor.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se 5.9 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID, përfshirë 5.4 milionë që kanë marrë dy doza, ndërsa 2.1 milionë kanë marrë dozën e tretë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit