3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Izraeli kryen sulme ajrore ndaj pikave ushtarake të regjimit të Asadit në Damask”

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri pretendon se Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj disa pikave të tij në kryeqytetin Damask

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri pretendon se Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj disa pikave të tij në kryeqytetin Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SANA e regjimit të Asadit pretendon se Izraeli në orën 01:26 sipas kohës lokale ka kryer sulme ajrore ndaj disa pikave ushtarake përreth qendrës së Damaskut që i përkasin forcave të regjimit.

Po ashtu pretendohet se në Damask dhe zonat përreth janë dëgjuar zërat e shpërthimeve të fuqishme. “Sulmet ajrore u kryen nga drejtimi juglindor i Bejrutit. Sistemet tona të mbrojtjes ajrore i janë kundërvënë objektivave të armikut duke rrëzuar shumë prej tyre”, thuhet më tej.

Si pasojë e sulmeve në lajm thuhet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Në Damask krahas ushtrisë së regjimit thuhet se ndodhen pika ushtarake që u përkasin grupeve të huaja terroriste nën urdhrin e Hezbollahut libanez dhe Gardës Revolucionare të Iranit.

Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli ka kryer sulme ajrore më 20 gusht në kryeqytetin Damask dhe Homs, më 17 gusht në rajonin Quneitra në jug të vendit, më 22 korrik në Homs, më 19 korrik në Halep, më 9 qershor, 17 mars, 28 dhe 15 shkurt në Damask, më 4 shkurt në rajonin Quneitra në jug të vendit, më 13 janar në Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, më 7 janar në jug të kryeqytetit Damask më 30 dhjetor 2020 në rajonin Nebi Habil në periferinë perëndimore të Damaskut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit