Qëllimi këtyre sulmeve ajrore, sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Avichay Adraee, kanë qenë pikat nëntokësore të Hamasit.
Avionët luftarakë izraelitë me sulmin e tyre ajror që kryen goditën një zonë në Rripin e Gazës nën bllokadë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë tha se avionët luftarakë vendosën në objektiv një pikë në nëntokë në pjesën qendrore të Gazës në të cilën ndodheshin produktet e lëndës së parë për prodhimin e raketave të Hamasit.
Ai theksoi se sulmi në fjalë është kryer për shkak të raketës që u lëshua të shtunën më 11 shkurt nga Gaza drejt Izraelit.
“Sulmi ajror ka për qëllim të pengojë fuqinë dhe përpjekjen e Hamasit për t’u armatosur”, tha Adraee duke kërcënuar se Hamasi do të paguajë çmimin e operacioneve për shkeljen e sigurisë që vendosin në objektiv Izraelin.
Dëshmitarët në Gaza për gazetarin e AA-së kanë konfirmuar sulmet ajrore të Izraelit dhe kanë theksuar se në vendet e bombarduara dhe përreth tyre janë shkaktuar dëme materiale. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në qytet nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje jete ose të lënduar si pasojë e sulmit.
Vritet një palestinez në Nablus
Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë teksa ata bastisën qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar ka humbur jetën një palestinez.
Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite, një shtetas i quajtur Emir Bestami ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin Nablus.
Sipas informacionit që dëshmitarët okularë dhanë për AA-në, mes forcave izraelite që kanë bllokuar një shtëpi në Nablus dhe palestinezëve ka pasur përplasje të armatosura. Gjatë bllokadës, ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë dhe granata.
Nga ana tjetër, një grup i armatosur palestinez i quajtur “Gropa e Luanit” njoftoi se ata u përleshën me forcat izraelite gjatë bastisjes së Nablusit.
“Grupet tona u zunë pritën forcave pushtuese dhe pasi shpërthyen bombën mes ushtarëve, ata hodhën plumba mbi ta”, thuhet në deklaratën e grupit.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar rastin në fjalë.
TRT Balkan /