Më poshtë është deklarata që ushtria izraelite u ka dërguar civilëve në qytetin e Gazës:
“IDF [ushtria izraelite] bën thirrje për evakuimin e të gjithë civilëve të qytetit të Gazës nga shtëpitë e tyre në drejtim të jugut për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre dhe të lëvizin në zonën në jug të Wadi Gazës, siç tregohet në hartë.”
“Organizata terroriste Hamas bëri një luftë kundër shtetit të Izraelit dhe qyteti i Gazës është një zonë ku zhvillohen operacione ushtarake. Ky evakuim është për sigurinë tuaj.”
“Do të mund të ktheheni në qytetin e Gazës vetëm kur të bëhet një njoftim tjetër që e lejon atë. Mos iu afroni zonës së gardhit të sigurisë me shtetin e Izraelit.”
“Terroristët e Hamasit fshihen në qytetin e Gazës brenda tuneleve nën shtëpi dhe brenda ndërtesave të populluara me civilë të pafajshëm të Gazës.”
“Civilët e qytetit të Gazës, evakuoni jugun për sigurinë tuaj dhe sigurinë e familjeve tuaja dhe distancohuni nga terroristët e Hamasit që po ju përdorin si mburoja njerëzore.”
“Në ditët në vijim, IDF do të vazhdojë të operojë në mënyrë të konsiderueshme në qytetin e Gazës dhe të bëjë përpjekje të gjera për të shmangur dëmtimin e civilëve.”