-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraeli kërcënon të mbyllë konsullatën spanjolle në Kuds nëse ofron shërbime për palestinezët

Më të lexuarat

Spanja thotë se kufizimet e Izraelit ndaj konsullatës së saj përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz kërcënoi sot se do të mbyllë konsullatën spanjolle në Kuds nëse Madridi vazhdon të ofrojë shërbime konsullore për palestinezët, transmeton Anadolu.

Më herët gjatë ditës, Spanja i dërgoi qeverisë izraelite një notë verbale duke thënë se “refuzon” vendimin e Izraelit për të kufizuar shërbimet e ofruara për palestinezët nga Konsullata e Spanjës në Kudsin Lindor.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares i tha transmetuesit “Onda Cero” se me kufizimet ndaj konsullatës, qeveria izraelite po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Vjenës. “Izraeli nuk mund ta ndryshojë këtë në mënyrë të njëanshme”, tha Albares.

Por, si përgjigje, ministri i Jashtëm izraelit, Katz postoi në X: “Sot refuzova kërkesën e Albaresit për të hequr kufizimet e vendosura ndaj konsullatës spanjolle në Kuds”.

“Çdo lidhje mes konsullatës spanjolle në Kuds dhe individëve në Autoritetin Palestinez përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe do të ndalohet plotësisht”, shkroi ai.

Katz shtoi se Izraeli do t’i “zbatojë rreptësisht këto udhëzime” dhe nëse Spanja kapet duke ofruar shërbime për qytetarët palestinezë, “do të merren masa shtesë, deri në mbylljen e konsullatës spanjolle në Kuds”.

“Shteti i Izraelit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë vendimit të njëanshëm të qeverisë spanjolle për të njohur një shtet palestinez të udhëhequr nga Hamasi dhe deklaratave antisemitike të (zëvendëskryeministres spanjolle) Yolanda Diaz për të shkatërruar Izraelin dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet palestinez nga ‘lumi deri në det'”, tha Katz.

Këtë javë, Spanja, së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë njohën zyrtarisht shtetësinë palestineze.

Qeveria spanjolle thotë se njeh një shtet të qëndrueshëm palestinez të kontrolluar plotësisht nga Autoriteti Kombëtar Palestinez.

Ndërkohë, Diaz, e cila përdori sloganin “nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë”, më vonë sqaroi se ajo beson në një zgjidhje me dy shtete dhe shpreson të shohë izraelitët dhe palestinezët duke jetuar në paqe “nga lumi deri në det”.

Më herët sot, Albares njoftoi gjithashtu se Spanja, Irlanda dhe Norvegjia planifikojnë të lëshojnë një “deklaratë të përbashkët” që dënon “gënjeshtrat” që shpërndahen për kombet e tyre nga qeveria izraelite.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit