-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Izraeli ka kryer 99 shkelje kundër gazetarëve gjatë sulmeve ndaj Gazës

Më të lexuarat

Izraeli ka kryer 99 shkelje ndaj gazetarëve dhe institucioneve mediatike gjatë sulmeve ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Komiteti për Mbështetjen e Gazetarëve (JSC) i cili bashkon gazetarët dhe shkrimtarët nga bota arabe, thuhet se shkeljet më të dhunshme dhe më të pamëshirshme të Izraelit kundër gazetarëve dhe institucioneve mediatike janë përjetuar në muajin maj.

“Izraeli më 19 maj në lagjen Sheikh Ridvan bombardoi shtëpinë e Yusuf Ebu Hasan, një nga spikerët e radios Al-Aksa i cili humbi jetën si pasojë e bombardimit. Izraeli gjithashtu ka shembur edhe dhjetëra ndërtesa të mediatve”, thuhet në raport.

Në mesin e shkeljeve të Izraelit përfshihen, plagosja e 12 gazetarëve në mënyrë të drejtpërdrejt ose me shënjestrimin e shtëpive të tyre, shembjen e 59 institucioneve mediatike, kompanive të produksionit, shtëpive botuese dhe publikuese si dhe dëmtimi i 22 shtëpive dhe 5 mjeteve që u përkasin gazetarëve si pasojë e sulmeve.

Më tej nënvizohet se Izraeli gjatë sulmeve të tij kundër Gazës ka përdorur armë vdekjeprurëse për të mbuluar të vërtetat dhe për të penguar që gazetarët të kryenin detyrën e tyre.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Gaza ka arritur në 253, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.

Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me orën lokale, pas armëpushimit të arritur me Hamasin.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit