0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Izraeli i jep Palestinës 1 milion doza Pfizer, pranë skadencës

Më të lexuarat

Izraeli do t’i japë Autoritetit Palestinez një milion doza të vaksinave Pfizer, të cilat do të skadojnë së shpejti, pas një marrëveshje midis të dy palëve.

“Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje me Autoritetin Palestinez dhe do të shpërndajë 1 deri 1.4 milion doza të vaksinës Pfizer të cilat do të skadojnë së shpejti dhe në këmbim do të marrë dozat që kompania do t’i dërgojë Autoritetit Palestinez”, të cilat do të mbërrijnë më vonë, tha Ministria e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë të Izraelit.

Vaksinat Pfizer / BioNTech “do të skadojnë së shpejti”, sipas një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se dërgesa u miratua nga Autoriteti Palestinez  “duke pasur parasysh që Izraeli aktualisht ka rezerva të mjaftueshme vaksinash për të përmbushur nevojat e tij”.

Një burim nga Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez konfirmoi marrëveshjen. Izraeli, i cili ka zhvilluar një nga fushatat e tij më të efektive  të imunizimit kundër covid-19, është kritikuar se nuk ka siguruar doza për palestinezët.

Rreth 55% e izraelitëve kanë marrë dy doza. Ndërsa me dozat e siguruara nga Izraeli, rreth 30% e palestinezëve do të marrin vetëm një dozë, sipas zyrtarëve palestinezë./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit