3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli godet Iranin

Më të lexuarat

Teherani dhe Tel Avivi, raporte kontradiktore mbi suksesin e sulmit

Natën nga e premtja në të shtunën, u zhvillua përgjigja e paralajmëruar prej kohësh izraelite ndaj sulmit iranian, në të cilin më 1 tetor u hodhën mbi Izraelin rreth 200 raketa balistike.

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit u zhvillua në tre valë dhe tashmë ka përfunduar, njoftoi transmetuesi publik izraelit para agimit të së shtunës pasi Tel Aviv njoftoi se kishte goditur objektiva ushtarake në Iran.

https://x.com/sentdefender/status/1850003507589308699

“Në përgjigje të muajve të tëra sulmesh të pandërprera nga regjimi iranian kundër shtetit të Izraelit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit po kryejnë tani sulme precize kundër objektivave ushtarake në Iran”, tha ushtria izraelite.

Ushtria më vonë tha se kishte përfunduar sulmet e saj “të synuara” ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke shtuar se avionët e saj ishin kthyer në mënyrë të sigurt në vend.

Mediat iraniane raportuan shpërthime të shumta gjatë disa orëve në kryeqytet dhe pranë bazave ushtarake, por nuk pati raportime për dëme apo viktima.

https://twitter.com/PressTV/status/1850002417716219909

“Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme nga zyrtarët iranianë drejtuar regjimit kriminal dhe ilegal sionist për të shmangur çdo veprim aventuresk, ky regjim mashtrues sulmoi sot në mëngjes pjesë të qendrave ushtarake në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit në një akt provokimi të tensionit”, tha Forca e Mbrojtjes iraniane.

https://twitter.com/sentdefender/status/1850038239484072369

Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA citoi një burim sigurie të thoshte të shtunën në mëngjes se disa nga tingujt e dëgjuar në kryeqytet ishin shkaktuar nga “aktivitetet e mbrojtjes në Teheran”.

IRNA tha se mbrojtja ajrore e Iranit “shkatërruan me sukses objektivat e armikut në hapësirën ajrore rreth provincës së Teheranit”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit