0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraeli godet caqe ushtarake të Sirisë

Më të lexuarat

Izraeli goditi pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut gjatë natës (2 nëntor), tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë që monitoron luftën në Siri.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA konfirmoi sulmet por tha se ato shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Një agresion me raketa u ndërmorr nga armiku”, i ka thënë agjencisë një burim ushtarak.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe tha se shënjestrat e sulmeve ishin pozicionet e ushtrisë dhe depot e armëve që u përkisnin milicive të mbështetur nga Irani.

Organizata tha se nga sulmet e ngjashme javën e kaluar janë vrarë pesë militantë.

Izraeli shumë rrallë i komenton sulmet në Siri, por ka konfirmuar kryerjen e qindra sulmeve që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011.

Përpjekja e Izraelit është të ndalojë Iranin të fitojë terren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit