-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Izraeli, fushatë reklamuese dixhitale në Shqipëri për ushtarë, të moshuar dhe civilë

Më të lexuarat

Gazetari italian: Më ndodhi sa mbërrita në Tiranë, ushtria izraelite ka 15 mijë evropianë dhe amerikanë

Nga Raffaele Riccardo Buccolo, Il Giornale

Që nga ngjarjet e 7 tetorit 2023, komunikimi publik i Izraelit është fokusuar në disa aspekte kyçe si feja hebraike, fuqia e ushtrisë izraelite dhe e drejta e Izraelit për zgjerim të mëtejshëm në territoret palestineze. Sot duket se që të gjitha këto aspekte, janë pjesë e një strategjie të re të Izraelit për komunikimin strategjik jashtë vendit.

Javën e kaluar, isha në Shqipëri së bashku me disa miq. Një udhëtim klasik pushimesh verore disaditore. Sapo zbrita në aeroportin e Tiranës në mëngjesin e 28 qershorit, u tronditua por dhe hutova nga ajo që po shihja. Pas blerjes së një karte SIM të kompanive shqiptare dhe aktivizimit të të dhënave celulare, pavarësisht se në cilën faqe po shfletoja, të gjitha reklamat që dilnin anash ekranit ishin në gjuhën hebreje.

Duke menduar fillimisht se kishte ndonjë problem telefoni im celular, bëra disa kërkime dhe asgjë më shumë. Ndërkohë disa orë më vonë, një nga miqtë e mi gjatë drekës më tha: “Pse habitesh, unë vazhdoj të shoh reklama hebraike kudo në telefonin tim inteligjent!”. Nuk po mundesha ta besoja.

Pra ky nuk ishte vetëm një problem vetëm me pajisjen time dixhitale. I gjithë grupi im i miqve, ishte jo fizikisht por praktikisht i vendosur në Tel Aviv. Gjatë pushimeve në Shqipëri qëndruam në disa qytete, por reklamat në faqet e ndryshme të internetit vazhdonin të ishin që të gjitha në gjuhën hebraike, dhe kjo deri në kthimin tonë në Itali.

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të njohura për miliona turistë nga e gjithë bota. Shifrat flasin për një fluks midis 5-7 milionë për këtë vit. A mund ta imagjinoni fuqinë e një reklame të parë nga një numër kaq i madh njerëzish që vijnë nga dhjetëra shtete të ndryshme?

Duke bërë disa kërkime në internet, ne zbuluam se përvoja që kemi pasur në Shqipëri nuk është një rast i izoluar. Ka disa artikuj në internet, duke përfshirë edhe një investigim nga gazeta e mirënjohur amerikane New York Times, të cilët përshkruajnë mijëra inkursione izraelite në hapësirën kibernetike të Lindjes së Mesme, enkas për të ngatërruar sistemet e gjeolokacionit GPS.

Megjithatë, dëshmia e vetme e disponueshme në internet deri më tani, e vë theksin tek përdorimi i “bllokimit të shërbimit GPS” për arsye ushtarake apo në rrugët e avionëve civilë. Reklamat që iu shfaqën në telefonat inteligjentë të paktën tre personave, përmbanin fushata Google Adv me tema të tilla si rekrutimi ushtarak, shpërngulja me banim në Izrael në këmbim të një shpërblimi të mirë në para, rëndësia e fesë hebraike dhe disa reklama për shtëpitë e të moshuarve në Tel Aviv.

Një fushatë reklamuese, synonte në veçanti vetëm qytetarët rumunë. Ndër reklamat më të shpeshta, ne renditëm në vendin e parë ato për regjistrimin e të interesuarve në forcat e mbrojtjes izraelite, IDF. Siç mund ta shihni në imazhin e mëposhtëm, ekzistojnë të paktën dy modele reklamimi që lidhen me një faqe të qeverisë izraelite e cila tregon procedurat e nevojshme për të finalizuar rekrutimin në forcat e armatosura izraelite.

Sipas portalit Middle East Eye, deri më sot në radhët e ushtrisë izraelite janë të paktën 5.000 ushtarë italianë, francezë dhe australianë dhe mbi 10.000 amerikanë. Por nuk ka vetëm fushata për rekrutim ushtarak. Ndër reklamat më të shpeshta që kemi analizuar këto ditë, kemi gjetur propozime për transferimin e të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve në Izrael. Reklamat u shfaqën në gjuhët hebraisht dhe anglisht.

Sipas frekuencës, midis këtyre reklamave gjetëm edhe reklama të tjera për marrjen e shtetësisë së dyfishtë rumune-izraelite dhe ftesën për të provuar sisteme të reja terapeutike, të bazuara tek kanabis sativa në qendra spitalore dhe klinika të ndryshme në Izrael.

Për më tepër, një faqe re të në hebraisht, të cilën mund ta shihni më poshtë, ishte e përqëndruar ekskluzivisht në elementin fetar, duke e ftuar lexuesin që të gërmonte më thellë në Dhiatën e Re, me video shpjeguese dhe me formularë se ku mund të kontaktojnë të interesuarit.

Ndërkohë, duam të theksojmë se kjo analizë, është rezultat i përvojës së drejtpërdrejtë dhe nuk ka prodhuar prova zyrtare mbi përfshirjen e Izraelit në perimetrin dixhital shqiptar. Megjithatë, ne e dimë se në vitin 2022 të dyja këto vende, Izraeli dhe Shqipëria, nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe me fokus sigurinë kibernetike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit