Njeriu që nuk ka pranuar t’i bëjë temena një shteti mizor
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, njoftoi se e ka ndaluar hyrjen në vend të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
Israel Katz ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social X:
“Sot e shpalla Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si person ‘non grata’ në Izrael dhe e ndalova hyrjen në vend.
Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin kriminal të Iranit ndaj Izraelit, siç ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite.
Ky është një Sekretar i Përgjithshëm që ende nuk e ka dënuar masakrën dhe krimet seksuale të kryera nga vrasësit e Hamasit më 7 tetor dhe as nuk ka iniciuar ndonjë përpjekje për t’i cilësuar ata si organizatë terroriste.
Një Sekretar i Përgjithshëm që mbështet terroristët, përdhunuesit dhe vrasësit nga Hamasi, Hezbollahu, Houthi dhe tani Irani – vendlindja e terrorit global – do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së.
Izraeli do të vazhdojë të mbrojë qytetarët e tij dhe të ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterres”, shkroi Katz.
Pra, shteti më brutal dhe kriminal në historinë e njerëzimit, i cili ka shkelur të gjitha rezulutat e OKB-së, shpall kreun e OKB-së si “non grata”, vetëm se ky i fundit nuk i ka bërë temena këtij shteti.
Ndërkohë, po të vihet re, Izraeli vijon t’i dedikojë Hamasit krime të pretenduara seksuale – përdhunime – edhe pse është vërtetuar se kjo nuk ka ndodhur; siç nuk ka ndodhur asnjë keqtrajtim i pengjeve izraelite nga ana e rezistencës palestineze, pohuar nga vetë pengjet e liruar. /tesheshi.com/