5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Izraeli dorëzon trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbajti rreth 4 muaj

Më të lexuarat

Sharif Hasan Veridat humbi jetën më 9 shkurt 2023, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Fewwar në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtria izraelite ka dorëzuar trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbante që nga muaji shkurt, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Asambleja e Përgjithshme e Çështjeve Civile, e lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) thuhet se autoritetet izraelite ua kanë dorëzuar trupin e Sharif Hasan Veridat (22-vjeçar) autoriteteve palestineze.

Trupi i Veridat u soll në shtëpinë e tij dhe më vonë u varros në varrezat e qytetit Ez-Zahiriyye, të vendosura në jug të Khalilit, me pjesëmarrjen e qindra palestinezëve.

Veridat humbi jetën më 9 shkurt 2023, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Fewwar në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qeveria izraelite po i varros trupat e palestinezëve të vrarë në varrezat e quajtura “Varrezat e Numrave”, në të cilat varret janë vetëm me numra në vend të emrave.

Sipas “Iniciativës për të marrë përsëri trupat e dëshmorëve”, trupat e 256 palestinezëve të cilët janë martirizuar në mënyrë të ndryshme nga Izraeli që nga viti 1967, mbahen në “Varrezat e Numrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit