-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

​Izraeli do të vendosë kolon nga Franca në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë pohuar se pas sulmeve terroriste në Paris planifikojnë vendosjen e emigrantëve hebrenj në Bregun Perëndimor. Kjo gjë hedh dyshime se mos sulmet e Parisit kishin këtë prapavijë, të sponzorizohet “pasiguria dhe frika” tek hebrenjtë në Evropë që të duket zgjidhje e lehtë pastaj vazhdimi i kolonizimit të Palestinës.

Sipas televizionit izraelit “Channel-2”, Ministri i Strehimit, Uri Ariel ka kërkuar zgjerimin e zonave të banimit në Bregun Perëndimor për shkak të “valës së mundshme të emigrantëve nga Franca”, pas sulmit në supermarket në Paris ku u vranë katër hebrenj.

Ministri izraelit u dërgoi shkresë këshillave komunale dhe këshillit “Yesha”, organizatës ombrellë në krye të këshillit komunal të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, përmes të cilës kërkon përgatitje nga ana e tyre për një valë të mundshme të emigrantëve hebrenj në Izrael.

Në letër kërkohet të “përgatiten për një valë të re të emigrantëve dhe për të gjetur vend të përshtatshëm për ardhje të mundshme të reja në Bregun Perëndimor”. “Hebrenjtë nga Franca ndjenjë përkatësinë në zonat e banimit në Bregun Perëndimor. Shprehin dëshira për të ndërtuar shtëpi në Bregun Perëndimor”, thuhet në shkresë.

Zyrtarët izraelitë pas sulmeve të tmerrshme në Francë i ftuan hebrenjtë e këtij vendi të emigrojnë në Izrael. Ministri izraelit i strehimit është i njohur si përkrahës i madh i zgjerimit të vendbanimeve izraelite në territorin palestinez. Në anën tjetër, një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare konsideron se ndërtimi i vendbanimeve izraelite paraqet pengesën më të madhe për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit