12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

E konfirmuar: Samsung Galaxy S6 sjell ekranin QHD

Më të lexuarat

Deri më tani janë dëgjuar thashetheme të ndryshme në lidhje me gjeneratën e re të telefonit të Samsung, Galaxy S6, i cili pritet të lansohet në Kongresin Botëror Mobil muajin e ardhshëm së bashku me Galaxy S6 Edge.

Një prej thashethemeve që është dëgjuar deri më tani për Galaxy S6 është se i njëjti do të shfaqet një ekran me diagonale 5 qHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 piksel.

Mirëpo tani është konfirmuar nga UAProf e faqes së Samsung se rezolucioni Quad HD për Samsung Galaxy S6 është i vërtetë.

Informacionet tjera të rrjedhura nga UAP është se Galaxy S6 do të përdor butona fizik dhe versionin 64-bit të Android, që do të përshtatet me procesorin 64-bit që S6 pritet ta ketë. (Telegrafi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit