2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli do të mbyllë territoret palestineze për festën hebraike Yom Kippur

Më të lexuarat

Ushtria izraelite tha se bazuar në një vlerësim të sigurisë dhe direktiva të nivelit politik, një mbyllje e plotë e Bregut Perëndimor do të vendoset gjatë festës Yom Kippur, krahas mbylljes së kalimeve me Gazën

Izraeli ka njoftuar se do të mbyllë territoret palestineze me rastin e festës hebraike Yom Kippur, e cila fillon mesnatën e së shtunës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se bazuar në një vlerësim të sigurisë dhe direktiva të nivelit politik, një mbyllje e plotë e Bregut Perëndimor do të vendoset gjatë festës Yom Kippur, krahas mbylljes së kalimeve me Gazën.

Në deklaratë theksohet se mbyllja do të fillojë të shtunën në mesnatë dhe do të përfundojë të martën në mesnatë.

Ushtria izraelite, megjithatë, tha se gjatë periudhës së mbylljes, do të lejojë vetëm rastet mjekësore dhe humanitare të kalojnë nëpër postblloqet e saj ushtarake, me miratim paraprak nga ushtria.

Yom Kippur konsiderohet dita më e shenjtë në kalendarin hebre. Tradicionalisht festohet me agjërim njëditor dhe shërbesa speciale në sinagoga.

Izraeli do të shënojë gjithashtu festën Sukkot në fund të shtatorit dhe festën Simhat Torah më 6 tetor, por ushtria nuk sqaroi nëse do të vendosë të njëjtën mbyllje apo jo.

Gjatë festave hebraike, ka raste kur ndodhin përleshje midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj, të cilët zakonisht bastisin kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe kryejnë rituale provokuese brenda vendit të shenjtë të muslimanëve.

Për muslimanët, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit