0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Izraeli dhe pranvera arabe

Më të lexuarat

Ndërsa zhvillimet në Egjipt dhe nëse ndikimi në rritje i islamistëve do të vihet re edhe në politikën e jashtme mbeten të hapura, vendimmarrësit në Izrael i ndjekin në radhë të parë zhvillimet në Siri me sy skifteri.
Kur shoqëria shtetërore egjiptiane e gazit natyror bëri të ditur në fund të prillit kontratën me Izraelin, kjo shkaktoi atje shqetësim. Dhe jo vetëm për faktin se Izraeli rreth 40% të nevojave të tij e merr nga tubacionet e gazit nga Sinai, por sepse furnizimet me gaz janë një nga elementet kryesorë ekonomiko-politikë të marrëveshjes së paqes të nënshkruar me Egjiptin në vitin 1979. Kryeministri Netanjahu mbante një qëndrim të ftohtë dhe të palëkundur: “Fjala është për një konflikt biznesi ndërmjet dy kompanive, ndërmjete një kompanie private izraelite dhe konsorciumit egjiptian të gazit.” Qeveria izraelite ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjen egjiptiane dhe ai mund të thotë, se këtu nuk është fjala për politikë, tha Netanjahu në mikrofonët e gazetarëve. Izraeli do të këmbëngulë, që detyrimet e furnizmit me gaz duhet të përmbushen, në rast nevoje me një padi para gjykatave ndërkombëtare.
Mosmarrëveshja për gazin, që presidenti i mëparshëm egjiptian Hosni Mubarak ia jepte Izraelit me wmime të favorshme, është vetëm një shembull, që tensionet ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve të tij po rriten.

Frikërat izaelite

Marc Berthold i fondacionit Heinrich-Bël në Tel Aviv nuk beson megjiahtë se Izraeli është më shumë i izoluar nga pranvera arabe, sepse para fillimit të trazirave politike në Lindjen e Mesme. “Kërcënimi dhe perceptimi i situatës kanë ndryshuar në Izrael natyrisht. Sepse frikërat, që Izraeli kishte që në fillim, ndërsa Europa ishte shumë euforike, duke se po konfirmohen duke patur parasysh Egjiptin dhe Sirinë.
Ndërsa është çështje e hapur, se si do të shkojnë ngjarjet në Egjipt dhe nëse ndikimi në rritje i islamistëve do të vihet re edhe në politikën e jashtme, vendimmarrësit në Izrael i ndjekin në radhë të parë zhvillimet në Siri me sy skifteri, i thotë Berthold DW: “Kaosi në Siri është në rradhë të parë një fatkeqësi për njerëzit atje, por ai mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen për Izraelin.”
Sepse izraelitëve u janë lidhur duart: Çdo mbështetje për opozitën në Siri, qoftë edhe verbale- do t’i bënte kundërshtarët në botën arabe täë pamundur. Për opozitarët në Lindjen e Mesme vetëm akuza për pika kontakti me Izralin është një vizion tmerri. “Izraelitët nuk mund të flasin, sepse opozita do të dëmtohej, sikur t’i bëhej akuza, se ajo drejtohet nga jashtë dhe nga Izraeli.” shpjegon Marc Berthold hezitimin e qeverisë izraelite, kur është fjala për konfliktin në Siri. Izraelitët vetëm mund të vëzhgojnë wfarë po ndodh në kufi. Nëse konflikti vazhdon të zgjerohet në Liban, apo nëse Assadi provokon një konflikt me Izraelin si manovër taktike.
Ish amabsadori i Izraelit në Gjermani, Avi Primor, e shpjegon në intervistë me Deutschen Wellen: “Izraeli duhet të jetë gjithnjë i përgatitur për të gjitha mundësitë – pa marrë parasysh se wfarë nodh më pas në Siri.“ Dhe përderisa teorikisht është e mundur, që Assad ta fitojë konfliktin e brendshëm sirian, qeveria dhe ushtria e Izraelit duhet të jenë të përgatitura edhe për këtë rast.
Ngricë ndërmjet Ankarasë dhe Jerusalemit
Për shumë vitet marrëdhëniet e ngushta turko-izraelite e patën forcuar pozicionin e Izraelit në rajon. Turqia ndërmjetësoi madje bisedimet e paqes ndërmjet Izraelit dhe Sirisë. Por kriza aktuale në marrëdhëniet me Turqinë, partnerit kryesor të dikurshëm të Izraelit në botën islame, nuk ka të bëjë aspak me pranverën arabe, por me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Pas sulmit të forcave izraelite të sigurisë ndaj flotiljes turke me ndihma për Gazën me 31 maj 2010, ku u vranë nëntë aktivistë, i ftohu dukshëm marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Turqinë. Pas publikimit të raportit hetimor të OKB-së “incidentin e flotiljesl” ata u ftohën edhe më shumë. Izraelit në dokumentin e OKB-së iu dha e drejta për zbatuar bllokadën detare kundër Gazës të drejtuar nga Hamasi radikal islamist. Vetëm përdorimi i armëve të zjarrit kundër aktivistëve u vlerësua si shkelje e proporcionit të forcave.

Qeveria turke reagoi e zemëruar dhe dëboi me 2 shtator 2011 ambasadorin izraelit. Bashkëpunimin intensiv ushtarak me aleatin e ngushtë të SHBA-së, Izraelin, anëtarja e NATO-s Turqia e kishte ngrirë që më parë. Qeveria turke kërkon krahas kompensimit financiar për familjet e viktimave edhe që Izraeli të kërkojë zyrtarisht falje – deri sot ajo pret më kot:
Por Marc Berthold nuk beson se marrëdhëniet me Turqinë do të jenë të trazuara për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e retorikës marciale të kryeministrit Erdogan dhe politikanëve të tjerë të qeverisë në Ankara është e motivuar nga politika e brendshme në Turqi.
Autor: Thomas Kohlmann/Ina Verbica/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit