20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

BE: Rregulla më të forta për mbrojtjen e të dhënave personale online

Më të lexuarat

Transferimi i përmbajtjeve digjitale përmes internetit ose medias sociale po bëhet i pamundur: Grupet e mbrojtësve të të drejtave të konsumatorit janë të shqetësuar, por ligji i planifikuar nga BE mund të ndihmojnë.
Gjithmonë e më shumë njerëz ngarkojnë fotografitë e tyre, video, audio ose shkrimet e tyre online në formën e blogjeve. Por shumë prej tyre e bëjnë këtë pa iu përmbajtur rregullores. “Njerëzit po krijojnë përmbajtje për web-in, por ata nuk e kanë kuptuar se ku mund ta arkivojnë atë, ta shënojnë apo ta tërheqin mbrapsht,” thotë David Packman, partner i firmës sipërmarrëse kapitaliste Venrock, me qendër në New York. Parkman thotë se njerëzit duhet të kenë mundësinë që ta zhvendosin përmbajtjen digjitale kudo. Nevoja për t´u lidhur me të dhënat e tyre ndihet nga shumë përdorues interneti. Kjo është një ndër arsyet e suksesit të Facebook dhe Twitter, të cilët u mundësojnë përdoruesve që të transferojnë automatikisht informacionet bazike të profileve të tyre.

Jo gjithçka është e lehtë për t’u përdorur
Komisionieri gjerman për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirisë së Informacionit, Peter Schaar, thotë se përdoruesit duhet të jenë në gjendje që t´i mbyllin shërbimet kur ofruesit e këtyre shërbimeve ndryshojnë termat, kushtet ose çmimet. Asnjë s´mund t´ju ndalojë nga lëvizjet, por nëse ju keni shumë të dhëna, atëherë ky proces mund të mos ju duket i lehtë. “Ne duhet të gjejmë përgjigje të përshtatshme në shërbimet e Web 2.0 dhe një prej këtyre përgjigjeve mund të jetë mbartshmëria,“ deklaroi Schaar për DW.
Në janar, Bashkimi Evropian publikoi një draft për rregulloren e mbrojtjes së të dhënave. Propozimet përfshijnë krijimin e një standardi që do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë të dhënat nga një shërbim në tjetrin përmes 27 vendeve anëtare të BE-së. Nëse rregullorja do të miratohet nga Parlamenti Evropian, individët dhe kompanitë mund të përfitojnë prej tij.
Cloud Computing ka nxjerrë një tjetër alternativë për serverat. Të dhënat ruhen nga distanca – duke e bërë atë më pak të kushtueshëm dhe më shumë të lehtë për përdorim.
Por kompanitë dhe individët, të cilët paguajnë për shërbimet e Cloud Computing e gjejnë veten gjithmonë e më shumë të lidhur me një ofrues. Nuk ka një mënyrë t’i transferosh lehtë të dhënat e tua nga një ofrues shërbimi sepse nuk ka një standard. “Njerëzit në Komisionin Evropian kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt konsumatorit,“ tha për DW Luca Schiavoni, analist për Rregullatorin e Telekomit dhe Asociimit të Politikave në Ovum.

Një win-win për të gjithë?
Si pjesë e Axhendës Digjitale të Bashkimit Evropian, Komisioni dëshiron që përdoruesit të kenë më tepër të drejta në telekomukacion. “Çështja është se kompanitë duhet të arrijnë në një kuadër për Evropën duke marrë parasysh faktin se do të koordinojnë 27 autoritete të ndryshme,” tha Schiavoni.
Por përveç nevojës për mbartshmërinë e të dhënave dhe avantazhet për përdoruesit e internetit, nuk pritet që ky draft të ketë impakt në median sociale. “Nëse vërejmë se si funksionojnë rrjetet sociale, kuptojmë që nuk varen nga mbartshmëria e të dhënave,” theksoi Schiavoni.
Platformat si Facebook apo Google Plus përdoren nga njerëz që duan të komunikojnë. Kur dikush ngarkon përmbajtje digjitale në platformat e tij, qëllimi nuk është ta shpëtojë atë, por më tepër ta ndajë atë me njerëz të tjerë. Parlamenti Evropian pritet që të votojë propozimin e mbartshmërisë së të dhënave në fillim të vitit 2014 dhe nëse ai kalon, ofruesit e shërbimeve do të kenë dy vite të tjera për t´u përshtatur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit